INSTRUMENT BUKURIE 10NE1 F8800D

145,000.00 L

Aparaturë bukurie 10 në 1

Funksionet:
1. Eleminon qelizat e vdekura & pikat e zeza.

2. High-frekuencë elektroterapi: Rrit oksigjenin në lëkurë, përmirëson teksturën dhe tonin e saj, trajton problemet me aknet, stimulon kolagjenin dhe prodhimin e elastinës.

3. Furçë për fytyrën – Pastron në thellësi dhe eksfolion lëkurën. Eleminon papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Gjithashtu masazhon butësisht lëkurën.

4. Sprucator jonik (Ion spray gun) Kombinuar me solucionin përkatës, gjeneron jone H2O2, të cilat sprucohen dhe depërtojnë deri në dermë. Rrit vitalitetin e lëkurës.
Ingredientët ushqyes arrijnë deri në fund të shtresës së muskulit.
Depërton rreth 80% më thellë

5. Ultrasonic
Me 1 deri në 3 milion vibrime, ndihmon në depërtimin e thellë të produktit deri në shtresën e dytë të dermës. Përmirëson mikro-qarkullimin e gjakut dhe sistemin limfatik. Rigjallëron qelizat.

6. Galvanic
Jep një efekt lifting dhe minimizon rrudhat/linjat e mimikës. Stimulon qelizat e lëkurës, rrit nivelin e hidratimit dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu zbut dhe rigjallëron lëkurën.

7. Vaporizator
Avulli i vaporizatorit përbëhet nga jone hidrogjeni dhe oksigjeni aktiv. Mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të furnizojë qelizat me elementin e ujit, të ushqejë dhe të hidratojë lëkurën. Lëkura sterilizohet nga ozoni.

8. Lupë zmadhimi.

9.Çekiç i ftohtë dhe i ngrohtë
Ana e ngrohtë e çekiçit relakson dhe hap poret. Stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë. Ana e ftohtë zbut dhe qetëson skuqjen e lëkurës, mbyll poret dhe ruan hidratimin. Zbeh rrathët e zinj dhe qeset poshtë syve.

10. Llambë për përcaktimin e tipit të lëkurës

• I pajisur me një sistem rrotash, që ju mundëson lëvizjen e aparaturës në sallon.
• Përveç fleksibilitetit, ky instrument nuk zë shumë hapësirë ​​dhe mund të përdoret edhe në sallone ku hapësira është e kufizuar.

Parametrat:
Pesha: 23.5 kg
Përmasat 96.8× 59.4 ×47.8cm

Zgjidhni Valuten