THARESE PROFESIONALE (CRYSTAL COLLAGEN) Excelsa RUP-116

19,500.00 L

Crystal Collagen: Sistemi i ri i tharjes nga linja profesionale Excelsa!

• Crystal Collagen është risia më e fundit nga linja Excelsa një sistem tharjeje që ju lejon të përfitoni nga veprimi rigjenerues i kolagjenit duke filluar që në tharje dhe stilim.

Tharësja përmban:
1. Motor dixhital brushless, i cili siguron:
~ Më pak zhurmë: Funksionon në mënyrë shumë më të qetë.
~ Efikasitet më i lartë: Shpenzon më pak energji dhe jep më shumë fuqi krahasuar me motorët e zakonshëm.
~ Temperaturë më e ulët: Nuk nxehet aq shumë, duke ruajtur dhe duke mbrojtur tharësen.

2. Tre nivele nxehtësie, 3 nivele shpejtësie, funksion i ajrit të ftohtë dhe sistem i kthimit të rrjedhës së ajrit (për të bërë pastrim automatik). Një seri indikatorësh LED që tregojnë gjendjen e tharëses.
Fuqi 1800W.

3. Gjenerator me kolagjen: I vendosur në pjesën e sipërme ndihmon në ruajtjen e hidratimit të duhur brenda fibrës së flokut gjatë tharjes, duke i lënë të forta, të ushqyera dhe të hidratuara.

4. Jone negative: Efekti “frizz” eliminohet falë përqendrimit të lartë të joneve negative, të cilat shtojnë gjithashtu shkëlqimin natyral të flokëve.

5. Temperaturë konstante:
Falë përdorimit të sensorëve inteligjentë termikë për kontrollin e temperaturës, parandalon dëmtimin e flokëve tuaj.

6. Jetëgjatësi dyfish më e madhe
Mungesa e furçave në motor garanton jetëgjatësi dy herë më të madhe se tharëset klasike të flokëve.

7. Sistem për pastrimin e tharëses.
Tharësja është e pajisur me dy filtra që mund të hiqen dhe ka një funksion të kthimit të rrjedhës së ajrit për pastrim të shpejtë dhe efikas pas orëve të gjata pune në sallon.

8. Aksesorë të përfshirë në paketim:
~ Një kokë magnetike 65mm
~ Një difuzor magnetik me filtër të brendshëm për të shmangur ngatërrimin e flokëve.
~ Kutia e kolagjenit

9. Kutia Crystal Collagen
Vendoset me një rrotullim të thjeshtë në hapësirën e dedikuar. Një dritë sinjalizuese tregon vendosjen e saktë, funksionimin dhe nevojën për zëvendësim.
Zgjat deri në 500 orë përdorim.

SKU: 8029209254306_175 Category:
Zgjidhni Valuten