APARATURA 4N1

676,000.00 L

APARATURË PROFESIONALE 4 NË 1:
Mundëson 4 funksione të ndryshme në një aparaturë të vetme.

• Laser për heqjen permanente të qimeve të padëshiruara
• Laser për heqjen e njollave, shenjave dhe strijave në lëkurë
• Radiofrekuencë për fytyrën & trupin
• Laser për heqjen e tatuazheve

1) Koka e laserit përcakton funksionin që përzgjedhim në varësi të gjatësisë së valës së diodës që do të vendosim:

-480nm për shenjat e akneve
-530nm për strijat dhe njollat e errëta në lëkurë të shkaktuara nga dielli apo shtatzania
-640nm për eleminimin permanent të qimeve të padëshiruara

• Procedura bëhet gjithmonë me syzet mbrojtëse ndaj rrezatimit si për klientin, ashtu edhe për estetisten.
• Zona e cila do të trajtohet lyhet me xhelin specifik dhe synohet goditja e laserit vetëm 1 herë/seance në të njëjtën sipërfaqe.

2) Koka radiofrekuence me 3 madhësi të ndryshme për zona të ndryshme të fytyrës dhe trupit, mundëson tonifikimin e lëkurës dhe eleminimin e rrudhave. Radiofrekuenca stimulon prodhimin e kolagjenit dhe i jep elasticitetin dhe vitalitetin e dëshiruar lëkurës. Aplikimi bëhet me një serum apo krem specifik kryesisht anti-rrudhë.

3) Koka për heqjen e tatuzheve mundëson eleminimin gradual të tatuazheve të të gjitha koloreve.
-Koka e zezë me intensitet më të lartë për tatuazhet në ngjyrë të zezë.
-E verdhë për ngjyra të forta si e kuqe dhe e verdhë.
-Dhe blu për të gjitha ngjyrat.

Intensiteti dhe frekuenca e goditjeve personalizohen në varësi të specifikës së tatuazhit të cilën klienti do të eleminoje.

Zgjidhni Valuten