α KERATINE PER DREJTIMIN E FLOKEVE

950.00 L6,000.00 L

Linja profesionale për trajtimin & drejtimin e flokëve me keratinë vegane.
Drejton, zbut & riparon flokët e dëmtuar.
Eliminon efektin frizz.
Siguroni rezultate të qëndrueshme për mbi 12 javë.

Kjo linjë gjithashtu:
• RIGJENERON: Flokët rigjenerohen dukshëm nga brenda
• ZBUT: keratina vegane u jep butësi dhe shkëlqim flokëve të trajtuar.
• MBRON: garanton rezultate të shkëlqyera në çdo lloj floku edhe në flokë shumë të dëmtuar.

APLIKIMI:
1.LARJA: Aplikojeni shampon pre-treatment Nr. 1 në flokë të lagur, masazhojeni dhe shpëlajeni tërësisht. Përsëriteni procesin të paktën dy herë.

2.THARJA: krehini flokët & thajini me tharëse.
Flokët natyral thajini 100% dhe flokët të trajtuar ose të dëmtuar thajini 80%.

3.APLIKIMI I TRAJTIMIT: (Fluid nr.2)
~ Aplikoni përafërsisht 50-100ml produkt në varësi të llojit dhe sasisë së flokëve.
~Ndani flokët në 4 seksione.
~Vishni doreza mbrojtëse njëpërdorimshe dhe aplikojeni Fluid 2 pjesë-pjesë duke përdorur një furçë.
~ Më pas përhapeni në të gjithë gjatësinë e flokut duke përdorur një krehër me dhëmbëza të ngushta
~ *Kujdes* mos e aplikoni në skalp.

4. KOHA E QËNDRIMIT: mbulojini flokët me kapuç dhe lëreni të qëndrojë për 20-25 minuta.

5. THARJA: pa e shpëlarë flokun thajeni plotësisht duke përdorur tharëse flokësh dhe kriheni me furçë të sheshtë.

6. DREJTIMI: merrni pjesë të holla floku, dhe duke filluar nga rrënjët, drejtojini 8-10 herë, duke përdorur një piaster me temperaturë 200-220°C. (150-180°)

7. SHPËLARJA: Pas drejtimit, shpëlajini flokët tërësisht me ujë të bollshëm.

8. MASKA: aplikoni maskën nr3. Lëreni të qëndrojë për 3 deri në 5 minuta, më pas shpëlajeni tërësisht.

9. Hapi i fundit: thajeni flokët duke përdorur tharëse nuk ka nevojë sërish për përdorimin e piasterit.

Zgjidhni Valuten