BLUE WAVE- Permanent per kacurrela
950.00 L – 1,000.00 L
BLÚWAVE
Një linjë profesionale për kaçurrela permanent të qëndrueshme dhe të definuara.
Përmban:
AMINOACIDET E KERATINËS: depërtojnë në kutikula, duke e hidratuar dhe forcuar atë nga brenda. Ato ndihmojnë në rivendosjen e nivelit të duhur të hidratimit, të nevojshëm për flokë të shëndetshëm.
BLÚWAVE 0:
Formulë specifike për flokë të cilët kanë vështirësi në formimin e kacurrelave.
BLÚWAVE 1
Formuluar për flokë normale dhe të imëta.
BLÚWAVE 2
Për flokë të dekoloruar ose të lyer.
BLÚWAVE FIX
Formulë specifike për të fiksuar permanentin e flokëve.
MËNYRA E PËRDORIMIT:
1️⃣ Në flokë të pastër të larë dhe të tharë me peshqir aplikojmë solucionin permanent sipas tipologjisë së flokut:
SOLUCIONI BLÚWAVE:
0- Formulë për flokë të vështirë për tu bërë kaçurrela.
1- Formulë për flokë normalë ose të hollë.
2- Formulë për flokë të dekoloruar ose të lyer.
2️⃣ Vendosen bigudinat dhe e lëmë të qëndrojë 5-10min.
3️⃣ Aplikojmë Blúwave Fixer (pa i shpëlarë flokët nga solucioni) dhe e lëmë të qëndrojë 5 min.
* BLÚWAVE FIX – Solucion fiksues specifik, garanton një fiksim të shpejtë dhe afatgjatë duke ruajtur fibrën e flokëve. Formuluar me përbërës ristrukturues, ju lejon të keni një stil të përsosur dhe afatgjatë.
4️⃣ Pa hequr bigudinat shpëlajmë mirë flokët me ujë të vakët & të bollshëm në lavatest.
5️⃣ Më pas heqim bigudinat një e nga një dhe vazhdojmë me tharjen dhe stilimin. Në fund rekomandojmë përdorimin e shkumës ekologjike Power Circle.
–