KERATINA BRAZILIANE (per drejtimin e flokeve)

1,200.00 L5,500.00 L

• Linja më e re profesionale për drejtimin e flokëve me keratinën braziliane.
MËNYRA E APLIKIMIT:
• Hapi 1: Lajini flokët 2x, me purifikuese HÈSHE n.1
• Hapi 2: Thajini flokët 80-90% me tharëse në nxehtësi mesatare. (Mos përdorni nxehtësi të lartë). Më pas ndajini flokët në 4 seksione.
• Hapi 3: Aplikoni sasi të mjaftueshme të keratinës braziliane (rikonstruktorit termik n.2), në varësi të gjatësisë së flokut. Shmangni kontaktin me rrënjën. Përhapeni në të gjithë flokun me anë të një krëhëri për aplikimin e keratinës.
• Hapi 4: Mblidhini flokët të gjitha në një kapuç plastik & lërini të pushojë 30-45 minuta.
• Hapi 5: Thajini flokët me tharëse e më pas ndajini në seksione të vogla. Secilën pjesë drejtoheni me piaster 8-9 herë. Flokët natyralë & të trashë drejtojini në temperaturën 230°. Në flokë të lyer & të dobët 205°.
• Hapi 6: Keratina braziliane duhet të qëndrojë në flokë nga 48-72 orë. Drejtojini sërish flokët pas 2 ditësh.Në ditën e 3 lajini flokët, me shampon HÈSHE n.3 & balsamin HÈSHE n.4 pa përmbajtje sulfati, parabene dhe kripëra.
Pasi të mbaroni me aplikimin duhet të vazhdoni të përdorni shampon HÈSHE n.3 & balsamin HÈSHE n.4 për të mirëmbajtur & zgjatur efektet e trajtimit

Zgjidhni Valuten