PINCETA PER QERPIKET PROFESIONALE (gold)

1,500.00 L

Pinceta profesionale për qerpikët.

• Material i një cilësie të lartë, çelik i paoksidueshëm. Siguron qëndrueshmëri afatgjatë dhe është precize në përdorim.
• Dizajni i pjesës së jashtme të pincetave është me strukturë në formë diamanti. Siguron kontroll maksimal gjatë aplikimeve të qerpikëve extension. Ky dizajn është kundër rrëshqitjes, ideal për një kohë të gjatë përdorimi.
• Kokat e pincetave nano-fiber, kapin me lehtësi edhe qerpikët më të hollë e të vegjël, për rezultate profesionale perfekte.
• Seti përfshin katër pinceta të ndryshme me majë me kënd, të harkuar, ultra të hollë dhe të drejtë, për një sërë teknikash gjatë punës.
• Çdo pincetë është dizenjuar me një qëllim specifik për të dhënë saktësi maksimale gjatë aplikimeve të qerpikëve extension.

1. L -shape
Pincetë e tipit “L”. Projektuar për të krijuar qerpikë extension me volum 2D-5D, të punuar me dorë. Ideale për kapjen dhe bashkimin e tyre.
2. C -shape
Pincetë për ngjitjen e qerpikëve extension me volum. Ky lloj mund të përdoret gjithashtu për izolim. Maja e lakuar lejon kapje të shpejtë dhe të lehtë që është e vështirë të arrihet me lloje të tjera të pincetave.
3. F-shape
Pincetë për qerpikët extension, ideale për të ndarë (izoluar) qerpikët natyralë. Majë precize e hollë dhe e lehtë.
4. 75° shape
Pincetë me kënd 75°. Projektuar për të krijuar qerpikë extension të punuar me dorë, për teknikën klasike dhe volum deri në 4D. Ideale për kapjen dhe ngjitjen e tyre

SKU: a1553_1 Category:
Zgjidhni Valuten