SCALP WELLNESS (Set për skalpin, shampo kundër yndyrës & zbokthit)

1,600.00 L3,500.00 L

Linja specifike për një skalp të shëndetshëm, e pasur me minerale, ekstrakte të testuara shkencërisht dhe formula efikase për kurimin e problematikave të skalpit.

• Rivendos nivelet fiziologjike të sebumit dhe dekongjeson irritimet në skalp.
• Ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe rivendos balancën natyrale mikrobike.
• Forcon dhe mbron skalpin dhe përmirëson të gjithë pamjen e flokut.

1.Shampo për skalpin (950ml)
Falë formulës së saj të pasur me përbërës aktivë siguron pastrim intensiv të skalpit dhe limiton humbjen e hidratimit. Përdorimi i rregullt dhe përsëritur i shampos siguron rezultate të shkëlqyera. Skalpi rivendos shpejt balancën dhe elasticitetin e tij optimal. Jep ndjesi freskie dhe pastërtie për një kohë të gjatë.

Përbërësit aktivë:
• Ekstrakt i eukaliptit: ka veti balsamike dhe është një dekongjesant, seborregullues dhe freskues i shkëlqyer. Përdorimi i tij ndihmon në forcimin e bulbit të flokut dhe largimin e toksinave që i bëjnë flokët të dobët. Siguron marrjen e duhur të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese që ndihmojnë në rritjen më të shëndetshme të flokëve.
• Aloe vera: E pasur me vitamina A, C dhe E, zbut, ushqen, forcon skalpin dhe mbron strukturën e flokut. Falë veprimit të vitaminës B-12 nxit zhvillimin e qelizave dhe rrit mikroqarkullimin e gjakut e gjakut në skalp. Aloe vera përmban ujë, aminoacide dhe minerale që kanë veti antibakteriale dhe qetësuese për irritimin e skalpit.

2. SCRUB PËR SKALPIN (Paketim 200gr)

• Ka një efekt të thellë detoksifikues.
• Eleminon qelizat e vdekura, sebumin e tepërt dhe stresin e shkaktuar nga ndotësit atmosferikë, që bllokojnë bulbin e flokëve.
• Eksfolimi i skalpit ndihmon në ruajtjen e balancës natyrale të shtresës mbrojtëse të saj.
• Përshpejton rigjenerimine qelizave.
• Ky trajtim ndihmon në rritjen e flokëve dhe në një skalp të shëndetshëm e të tonifikuar.
Përbërësit aktivë:
• Kripa e thatë e detit: I marrë nga uji i detit, nëpërmjet avullimit natyral, ndihmon në hapjen e poreve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut në skalp. Mineralet natyrale të kripës si jodi & magnezi rigjenerojnë dhe zbusin lëkurën duke i dhënë një ndjesi freskie dhe lehtësie.


3.PURE ELIXIR
• Eliksir me një formulë të koncentruar, të zhvilluar specifikisht për kurimin dhe rigjenerimin e skalpit dhe flokëve të dëmtuar nga faktorët e jashtëm.
• Nxit mirë-funksionimin e skalpit dhe e lë të shëndetshëm të gjithë flokun.

Përbërësit aktivë:
Ekstrakt kalendula: një përzierje e pasur vajrash esencialë, flavonoide & karotenoide që kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore, antibakteriale dhe qetësuese për të gjitha anomalitë e lëkurës së kokës. Rrit hidratimin, ekuilibrin metabolik dhe elasticitetin e skalpit.
Aloe vera: E pasur me vitamina A, C dhe E, zbut, ushqen, forcon skalpin dhe mbron strukturën e flokut. Falë veprimit të vitaminës B-12 nxit zhvillimin e qelizave dhe rrit mikroqarkullimin e gjakut e gjakut në skalp. Aloe vera përmban ujë, aminoacide dhe minerale që kanë veti antibakteriale dhe qetësuese për irritimin e skalpit.
SEPICALM: Një kompleks mineralesh dhe aminoacidesh, që qetësojnë lëkurën e irrituar e të ndjeshme.
AQUARICH: kompleks i glicerinës, tërshërës, leticinës dhe kaliumit të cilat së bashku ruajnë hidratimin dhe forcojnë strukturën e flokëve.

4.Shampo profesionale kundër yndyrës
•Shampo profesionale specifike për skalp me yndyrë të tepërt
SLES-SLS FREE
• Falë formulës së saj të pasur me përbërës aktivë, normalizon dhe balancon nivelet e prodhimit të sebumit (yndyrës) në skalp.
• Rivendos nivelet fiziologjike të sebumit dhe dekongjeson irritimet në skalp. I lë flokët të ndihen të lehta dhe të shndritshme.

Përbërësit aktivë:
TIOSILINA COMPLEX 30: Është një kombinim i derivateve të aminoacideve të sulfuruara, me veti normalizuese të sebumit.
Ekstrakt i manaferrave të egra: Të pasura me vitamina A & C të cilat janë antioksidantë të fortë që lufton plakjen e lëkurës dhe nxitsin rigjenerimin e saj. Veprojnë gjithashtu si anti-inflamatorë dhe qetësojnë skalpin kur irritohet.
PAPAJA: largon çdo papastërti dhe rikthen shkëlqimin dhe butësinë natyrale të strukturës së flokëve, falë substancave të tij ushqyese, të vitaminave, mineraleve dhe enzimave. Papaja përmban kalium dhe folate, të cilat luftojnë stresin oksidativ dhe radikalet e lira, dhe shmangin dehidratimin e skalpit.

5.Shampo profesionale kundër zbokthit
PA SLES-SLS. (200ml)

• Ideale për trajtimin e skalpit që vuan nga zbokthi (i yndyrshëm dhe i thatë).
• Ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe rivendos balancën natyrale mikrobike.
Heq zbokthin në mënyrë efektive dhe parandalon krijimin e mëtejshëm.
E lë skalpin e shëndetshëm dhe me një efekt të freskët.

Përbërësit aktivë:
• PIROCTONE OLAMINE: përbërës aktiv antibakterial, anti-mykotik dhe sebum-rregullues.
• Ekstrakt i hithrave: është i pasur me oligo-minerale, aminoacide esenciale dhe minerale që kanë veti hemostatike dhe depurative. Squfuri, zinku, bakri, si dhe vitamina A, C dhe B2 ndihmojnë në rivendosjen e hidratimit e skalpit.
• Ekstrakt i rozmarinës: ka veti rigjeneruese, stimuluese dhe antiseptike, falë acidit kafeik dhe apigeninës. I pasur me veti antioksiduese, ka efekt anti-mykotik dhe anti-inflamator.

Zgjidhni Valuten