REPAIR- Linjë profesionale specifike për flokë të dëmtuar & të dobët

1,400.00 L3,000.00 L

• Linja profesionale trajtuese me efekt të menjëhershëm, që rigjeneron fibrën e flokut nga rrënja deri në gjithë gjatësinë e saj.
• Ideale për flokë me tendencë për t’u këputur dhe holluar, të cilat janë dëmtuar nga përdorimi i trajtimeve kimike, tharëseve piasterave, mashave, dhe kanë nevojë për rigjenerim.
• Kompleksi natyral ushqyes në përbërje, forcon fibrën e flokëve në brendësi dhe nxit rritjen e tyre.

Përbërësit aktivë:
• Gjalp shea: i pasur me acide yndyrore, fitosterole, vitaminë A dhe E. I jep flokëve fortësi falë vetive riparuese, mbrojtëse, ushqyese, elastike, hidratuese dhe anti-inflamatore.
• Çaj jeshil & Kamelia: Falë vetive të tyre natyrale, i japin flokëve hidratim, shkëlqim dhe butësi. Parandalon majat dyshe dhe nxit rindërtimin e tyre.
• Proteinat e perimeve të hidrolizuara: të përftuara nga gruri dhe orizi, kanë një efekt hidratues dhe ushqyes. Rimbushin veçanërisht strukturën e flokëve të dëmtuar dhe i japin forcë dhe vitalitet.

1.Shampo profesionale REPAIR
(Paketim 275 & 1000ml)
Formula e saj e pasur me gjalp Shea, çaj jeshil & kamelia vepron menjëherë në strukturën e flokut. Rigjallëron, ushqen dhe forcon flokët.

2.Balsam profesional REPAIR
(Paketim 250 & 1000ml)
Me veti ristrukturuese. Zbut & hidraton flokët. Jep fortësi & shkëlqim.

3.Maskë profesionale REPAIR
(Paketim 200ml)
Maskë intensive për flokë të dëmtuar, të hollë e të brishtë.
Rigjeneron MENJËHERË, rigjallëron dhe ristrukturon flokët.
Rrit elasticitetin, forcon nga brenda & jashtë fibrën e flokëve.

4.Fluid REPAIR
(Paketim 50ml)
• Një trajtues i avancuar profesional i cili rigjeneron flokun nga dëmtimi dhe thatësia.
• Është veçanërisht i përshtatshëm për t’u përdorur në majat dyshe.
• Zbut, mbyll dhe mbron sipërfaqen e kutikulës, duke i lënë flokët të shëndetshëm.
• Lehtëson krehjen.
• E lë flokun të mëndafshtë, të butë dhe me shkëlqim.
• Për të gjitha llojet e flokëve.

Zgjidhni Valuten